Rreth Nesh

Në vitin 1984 mishtore SHANTIRI, për herë të parë në Prizren fillon veprimtarine e saj, si mish shitës në një dyqan prej 30m2, më vonë arrijnë të kalojnë në një lokacion të re prej 130m2 ku dhe deri sot ushtrojnë këtë veprimtari. Puna e palodhshme dhe përkushtimi total bëjnë mishtoren SHANTIRI të ngritet në nivelet më të larta në këtë zanat. Në Prizren me një pike të vetme të shitjes se mirëpo me një masë të gjërë të konsumatorëve që posedon, është themeluar nga Haxhi Bedridin Shantiri dhe tani ky zanat është trashëguar nga fëmijët e tij duke i dhënë shtytje në shërbimet kualitative duke ngritur mishtoren SHANTIRI në sukseset të mëdha.

Nga pikpamja e kualitetit dhe të lezetit, dita ditës, janë të pakrahasueshëm në prodhimet e tyre prej mishit, qoftë me produketet e pastërmës apo suxhukit, dhe nuk ndodh kurr të zhgënjejnë kosumatorët, por përkundrazi duke e zhvilluar edhe më teper me produktet e reja.

Mishtore SHANTIRI duke ngritur objektivat, në vitin 2003 jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë, në afërsi të rrugës transitore, në nje truall prej 50 arish, të blerë me kompensim është ndërtuar Fabrika për therjen e kafshëve sipas standardëve Evropiane.

Fabrika ka një kapacitet të therjes prej 100 krerë të mëdha dhe 200 krerë të vegjël, te gjitha procedurat jane konform standardëve të ISO, HASAP, AET dhe AUV (Agjensia e Ushqimit dhe Veterinlës) dhe sipas parimeve te islamit të qenit HALLALL. Therjet, punet e thertorës, largimi i mishit nga kockat, coptimi, ngarkimi i mishit, punët paketuese bëhen në mënyrë integruese profesionale.

Misioni & Vizioni

E drejta fundamentale e konsumatorëve tanë është që të konsumojnë prodhimet e mishit me "kualitetit të lart dhe të shëndoshta".

Synimi ynë është që prodhimet tona ti ofrojmë tek konsumatorët në menyrë më të shpejtë pa kompensim, të jenë sa më të freskëta dhe në anën tjetër gjithmonë duke qenë me hapin e teknologjisë dhe me stafin profesionist duke respektuar parimin islam të pastërtisë të qenit HALLALL, që na jipet privilegj të jemi lider në këtë sektor, konsumatorëve të respektuar dhurojmë buzeqeshje dhe shërbimet kualitative.

Gjithnjë do të ofrojmë shërbimet kualitative, të shëndoshta,të freskëta dhe higjienike dhe secilin konsumator e presim me zemër gjërë dhe me buzëqeshje.

Galeria